EURO 2020, portieri shënoi ndër golat më interesant, vetëm dy ekipe u kualifikuan nga Grupi E, njëri u eliminua, tjetri në pritje

Suedia dhe Polonia u ndeshën në  javën e tretë të  Grupit E në EURO 2020, ndeshje e cila mbaroi me rezultat 3-2. Ndërkohë në këtë  grup me rezultat 0-5 mbaroi ndeshja Sllovaki-Spanjë, transmeton Portalb.mk.

Pas goditjes ndaj spanjollit Koke, gjyqtari  vendosi për penallti. Morata këtë penallti nuk arriti ta shfrytëzojë në minutën e 12-të, pasi portieri sllovak e priti gjuajtjen e tij. Pikërisht portieri Dubravka, në minutën e 30-të reagoi në mënyrë të gabueshme, duke e futur topin  në portën e vet. Në minutat shtesë të pjesë së parë, pas një keqorganizimi të mbrojtjes sllovake, Laporte shënoi gol për rezultatin e pjesës së parë, 0-2.

Në pjesën e dytë, Sarabia shënoi golin e tretë për Spanjën në minutën e 56-të. Torres në minutën e 67-të shënoi për rezultatin 0-4, ndërsa goli i fundit në ndeshje ishte autogoli i Kuckas.

Në ndeshjen tjetër Suedi – Poloni, suedezët që në minutën e dytë shënuan me Forsberg, për zhbllokimin e rezultatit në 1-0. Pikërisht Forsberg në minutën e 59-të shënoi golin e dytë, ndërsa Levandovski në minutën e 61-të e ngushtoi dallimin në 2-1, për të barazuar në minutën e 83-të. Suedezi Claeson në minutën ’94 shënoi golin e fundit të ndeshjes për 3-2.

Renditja përfundimtare e Grupit E: Suedia 7 pikë, Spaja 5, Sllovakia 3 dhe Polonia 1.

Vendi i parë në Grupin E do të përballet me vendin e tretë më të  mirë  të grupeve A/B/C/D, ndërsa vendi i dytë i Grupit E do të jetë  kundër Kroacisë në fazën e ardhshme të EURO 2020. Vendi i tretë në këtë  grup, do të mund të kualifikohet, nëse është më i mirë se vendi i tretë te  grupi D dhe F, apo më i mirë se vendi i tretë të grupet A/D/F.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button