U kap 34 vjeçari nga Maqedonia e Veriut me 17 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka kapur 34 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut me 17 mijë euro të padeklarauar në pikën kufitare në Qafë Thanë, transmeton Portalb.mk.

“Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas. Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara”, njoftojnë nga Policia e Shqipërisë, duke sqaruar që në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shkupjanin 34 vjeçarin Z. N.

Raportohet që  mjetet e sekuestruara, nuk ishin deklaruar paraprakisht nga 34 vjeçari Zoran Nikoliq, ndërsa rasti pastaj është proceduar nga Prokuroria në kuadër të Gjykatës në Pogradec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button