Ministri Spasovski përuroi memorialin për katër “branitellat” që ndërruan jetë në vitin 2001

Në Berovë sot u përurua nga ministri i policisë, Oliver Spasovski, memoriali për nder të katër “branitellave” të vrarë në vitin 2001, transmeton Portalb.mk.

“Mori pjesë në shpalosjen e memorialit për nder të katër “branitellave” maqedonas nga Berova, të cilët e humbën jetën e tyre në konfliktin e vitit 2001: Zoran Bubevski, Nikolla Pehçevski, Lupço Mirçovski dhe Dimitar Dvojakovski”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke sqaruar që prezent ishte edhe drejtori nga Byroja për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe funksionarë tjerë.

Ai vlerësoi që nuk ka gjë më të rëndësishme që të vendoset jeta personale në shërbim të atdheut.

“Krejt atë që e kemi pasur dhe e kemi, ja kemi borxh heronjve tanë. Obligimi dhe amaneti ynë para tyre është të ruajmë, të kultivojmë dhe të trashëgojmë gjithë këtë që ata e kanë lënë pas tyre si një trashëgimi, për çka i jemi falënderues”, deklaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button