Fragmente 3
Bora e shkelur bënte që sheshi i gjërë të duket si një fletë e shkarravitur. U ndala dhe fillova të lexoj gjurmët e hapave në borë.
Si një tregim pa fillim, pa fund. Një rresht lozonjar përfundonte mu afër meje. Sikur më priste. Po…më priste të vazhdojmë poezinë.