fbpx

Zaev – Rama: Thelbi dhe vlerat e BE-së janë vënë në pikëpyetje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik në Shkup, duke folur për bllokadën bullgare të procesit eurointegrues, tha se ideja e madhe, vizionare për Evropë të unifikuar sot ka problem. Sipas tij, ajo që 26 vende anëtare të BE-së nuk arrijnë ta pengojnë bllokadën e një vendi anëtare është problem i BE-së i shkaktuar nga vetë BE, transmeton Portalb.mk.

“Por ne nuk jemi vetëm dhe nuk do të jemi vetëm as të izoluar. Populli ynë, populli maqedonas dhe shqiptar kanë para vetes rrugë të njëjtë. Kemi vizion të njëjtë, vlera të njëjta, ato janë vlera evropiane dhe jo mure politike dhe ndarje. Ne nuk ndalojmë, ndërsa e di se në këtë rrugë me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina. Ne jemi Evropë pa dallim nëse BE do të arrijë t’i heqë bllokadat ose jo. Popujt dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë sjellje evropiane. I heqim pengesat dhe kufijtë mes nesh në mënyrë të përshpejtuar, për qytetarët, shërbimet dhe mallrat që të lëvizin lirshëm. Kemi ide të përbashkëta, sfida dhe kultura me popujt tanë vëllazëror nga rajoni”, tha Zaev.

Ai u drejtoi porosi qytetarëve dhe politikanëve evropian se “alarmi është lëshuar, thelbi dhe vlerat e BE-së janë vënë në pikëpyetje”.

“Vlerat evropiane janë të përbashkëta për vendet nga BE, por edhe për shtetet kandidate për anëtarësim të cilat i pranojmë dhe i zhvillojnë. Dhe ja sot ato vlera afirmohen nga Ballkani Perëndimor – inkluzivitet, mobilitet, tolerancë, drejtësi, solidaritet. Të gjithë nga BE duhet ta dinë të cilët këto vlera i kanë pranuar dhe i promovojmë si pjesë përbërëse e mënyrë evropiane të jetesës se askush dhe me asnjë akt nuk guxon t’i vë në pikëpyetje dinjitetin njerëzor, barazinë dhe solidaritetin, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut”, tha Zaev.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Zaevin në kuadër të Forumit Ekonomik, tha se përsëri duhet të presim, por se do të vazhdojnë ta bëjnë të njëjtë dhe të mbështetemi te vetja.

“Por, për mua kjo nuk është pritje, thjesht duhet të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, të shkojmë përpara dhe jo vetëm të mbështetemi në atë që e thotë Brukseli, megjithatë të mbështetemi në vetveten, në energjinë tonë të bëjmë maksimumin me qëllim që t’i ndërthurim misionet në një mision, popujt në një popull, vendet në një zonë, ku nuk do të ketë kufizim të bashkëpunimit”, tha Rama.

Sipas tij, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, të gjithë kanë të drejtë të ndjehen të frustruar nga bllokada, e cila këtë herë vjen nga Bullgaria.

“Të gjithë kanë të drejtë të ndjehen tërësisht të frustruar sepse përnjëherë tani paraqitet Bullgari dhe kërkon diçka më shumë. I thashë Zaevit shpresoj se nuk do të kërkojnë të quheni Bullgaria Perëndimore sepse, atëherë do të duhej të ktheheni përsëri te grekët për të negociuar”, tha Rama.

Dy kryeministrat porositën liderët evropian se duhet ta marrin parasysh seriozisht se zhgënjimet e pafundme dhe të përsëritura në mënyrë të pashmangshme e hapin derën dhe i inkurajojnë euroskeptikët.

Ato po ashtu thanë se, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i japin ende shans procesit dhe mbeten të përkushtuar në anëtarësimin në BE dhe implementimin e tërësishëm të vlerave dhe standardeve evropiane.

Përndryshe dje Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm të rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet e rajonit në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button