Vitin e kaluar e kemi rritur konsumin e ujit të pijshëm aq sa përdor gjithsej pjesa Verilindore e vendit në vit (Infografik)

Në Maqedoni, gjatë viteve konsumi i ujit të pijshëm ka shënuar rritje, ashtu që vitin e kaluar sistemet e furnizimit me ujë morën nga natyra sasi rekord të ujit të pijshëm. Sipas Entit shtetëror të statistikave , në vitin 2020, sistemet publike në vend për furnizim me ujë kanë prodhuar gjithsej 313.031,000 metra kub ujë të pijshëm, gjegjësisht gati 10 milionë metra kub më shumë ujë sesa në vitin 2019. E shprehur në përqindje, vitin e kaluar përqindja e ujit të pijshëm të zënë dhe të marrë u rrit me 3 përqind në krahasim me vitin paraprak, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat krahasuese nga viti 2018 deri më sot tregojnë se konsumi i ujit të pijshëm po rritet në Maqedoninë e Veriut. Edhe tre vjet më parë, në vitin 2018 kishte rritje prej 10,1 përqind në sasinë e ujit të pijshëm që u kap dhe u mor nga sistemet e furnizimit me ujë në komuna, krahasuar me vitin 2017.

Sidoqoftë, rëndësia e sasisë rekord të ujit të pijshëm të konsumuar në vitin 2020 mund të kuptohet vërtet nëse kryqëzohen të dhënat Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë për vitin e kaluar, nga e cila mund të shihet se rritja vjetore e ujit të pijshëm të zënë prej 10 milionë metra kub ujë është pothuajse identike me sasinë e përgjithshme të ujit të pijshëm të prodhuar për të gjithë rajonin Verilindor vitin e kaluar.

Gjegjësisht, uji i pijshëm i prodhuar në komunat Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Staro Nagoriçane dhe Rankovcë për të gjithë 12 muajt e vitit 2020 ishte 12.241.,364 metra kub ujë, tregojnë të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Statistikat për të gjithë vendin për vitin 2020 tregojnë se nga sasia e përgjithshme e ujit të zënë, më së shumë ujë është zënë nga burimet (63,8 përqind) e më së paku nga liqenet (0,8 përqind).

“Meta.mk” ka kohë që ka shkruar për humbjet e mëdha të ujit të pijshëm në sistemet për furnizim me ujë në vend. Uji i pijshëm i pa arkëtuar në sistemet publike të furnizimit me ujë në të nivel kombëtar shënon rënie nga 67.55 përqind në 2018 në 61.94 përqind vitin e kaluar. Sidoqoftë, kjo tendencë e zvogëlimit të humbjeve është larg udhëzimeve të përcaktuara nga Asociacioni ndërkombëtar i ujit, për të cilën përqindja e pranueshme e humbjeve të ujit të pijshëm në sistemet e furnizimit me ujë duhet të jetë nën 30 përqind.

Përveç faktit që komunat dhe ndërmarrjet e shërbimeve publike duhet të investojnë shumë më tepër në uljen e përqindjes së ujit të pa arkëtuar, problem i madh janë vetë qytetarët, të cilët përmes konsumit irracional të ujit të pijshëm (ujitja e tokës bujqësore, larja e oborreve etj.) rritet në mënyrë drastike konsumi i ujit të pijshëm, veçanërisht në muajt e verës.

Faktor i rëndësishëm që ka rol në rritjen e konsumit të ujit të pijshëm ndër vite janë ndryshimet klimatike, gjegjësisht rritja e temperaturave mesatare në vend. Së bashku me rritjen e temperaturave mesatare, numri i ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe po rriten edhe netët tropikale në nivel viti, gjë që rezulton me rritje të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të ndryshme nga qytetarët.

Meta.mk tashmë ka shkruar për të dhënat e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike, të cilat tregojnë se në tërë dekadën e kaluar (2010-2019) pa përjashtim, në të tre qytetet – Shkup (kryeqytet), Gjevgjeli (vendbanimi më i ngrohtë në vend) dhe Lazaropole (vendbanimi më i ftohtë në vend) janë regjistruar devijime pozitive nga temperatura mesatare vjetore e ajrit në këto vendbanime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button