Avokati i Popullit: Ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale pamundëson realizimin e të drejtave të qytetarëve

Avokati i popullit në një reagim dërguar mediave ka shprehur brengosje në lidhje me ndërprerjen e sërishme të lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaportë, patentë shoferi etj) nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme dhe konsideron se një veprim i tillë do të ndikojë seriozisht në realizimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh që vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe masave restriktive një numër i madh i qytetarëve nuk i ripërtrinë dokumentet personale, ndërsa disa prej tyre nuk arritën t’i vazhdojnë për shkak të kufijve të mbyllur, Avokati i popullit konsideron se ministria kompetente duhej të parashikojë një situatë të tillë dhe rrjedhimisht me këtë të përshtatë punën”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Ndryshimi i sistemit ose azhurnimi i tij, thonë nga ky institutcion, në një periudhë kur pritet që të ketë një fluks të rritur të kërkesave për lëshimin e dokumenteve, është jo-përkatës dhe paraqet shkelje e të drejtave të qytetarëve, për çka Avokati i popullit sipas iniciativës së tij do t’i hetojë lëshimet eventuale në punën e shërbimeve kompetente në Ministrinë e punëve të brendshme, të cilat do të ishin arsyet e ndërprerjeve në lëshimin e dokumenteve të qytetarëve.

Njëkohësisht, Avokati i popullit kërkon që Ministria e punëve të brendshme  në fushëveprimin e punës së saj të hetojë se për cilat arsye qytetarët janë sjellë në një situatë të tillë dhe të përcaktojë përgjegjësinë për lëshimin e mundshëm të shërbimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme disa herë ka ndërprerë procesin e dhënies së dokumenteve personale, me arsyetimin për mosfunksionimin e sistemit, azhurnimin e tij apo zhvendosjen e të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button