RMV, ekspertë, aktivistë, gazetarë dhe funksionarë nga vendi dhe jashtë do të diskutojnë për mendimin kritik

Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” informojnë se më 28 qershor 2021 (e hënë) do të mbahet konferencë në temën “Mendim kritik për qytetarët me aftësi mediatike”.

Ngjarja do të mbahet online përmes platformës “ZOOM” dhe do të sigurohet përkthim simultan në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në konferencë, e cila do të fillojë në orën 11:00, do të marrin pjesë vendimmarrës, ekspertë, aktivistë, gazetarë, funksionarë nga vendi dhe jashtë, të cilët do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi situatën aktuale në lidhje me luftën kundër fluksit të dezinformatave dhe manipulimeve të mediave duke zhvilluar iniciativa për edukim mediatik, mendim kritik, verifikim të fakteve dhe promovim të etikës gazetareske dhe standardeve të qeverisjes së mirë.

Konferenca do të ofrojë mundësi për të dëgjuar perspektiva unike dhe për të marrë pjesë në diskutime energjike që lidhen me sfidat dhe mundësitë në dhe jashtë sferës digjitale.

Projekti “Mendim kritik për qytetarë me aftësi mediatike – KritThink” mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ngjarja mbështetet edhe nga Fondacioni për Liri “Friedrich Neumann”.

Ju ftojmë që edhe Ju të jeni pjesë e konferencës. Ngjarja është e hapur për publikun dhe Ju inkurajojmë që këtë informacion ta ndani me partnerët dhe bashkëpunëtorët Tuaj nëse mendoni se tema do të zgjojë interesin e tyre.

Agjenda e ngjarjes është vendosur më poshtë, dhe për të marrë pjesë në konferencë përmes platformës “Zoom”, plotësoni formularin e regjistrimit në fund të kësaj faqe. ↓

Pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin lidhjen (linkun) e konferencës në platformën “Zoom” për t’u lidhur përmes e-mailit përpara ngjarjes.

Agjenda e konferencës
“Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike”

Data: 28 qershor 2021 (Koha e Evropës Qendrore)

Vendi: Online, përmes platformës “Zoom”. Do të ketë edhe transmetim të drejtpërdrejtë përmes “Facebook”-ut.

Gjuhët e punës: maqedonisht, shqip, anglisht

Do të sigurohet përkthim simultan në kuadër të platformës “Zoom”, ndërsa në transmetimin e drejtpërdrejtë në “Facebook” do të transmetohet kanalin origjinal audio i secilit folës.

Koha Sesioni – temat dhe folësit
11:00-11:30 Hapja e konferencës

  • Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut
  • Mila Carovska, ministre e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut
  • Marjan Zabërçanec, koordinator nacional për komunikimie strategjike, Qeveria e Maqedonisë së Veriut
  • Martin Kote, drejtor rajonal i fondacionit “Fridrih Neuman”
  • Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”
11:30-12:30 Sesioni nr. 1: Edukimi mediatik në arsimin formal dhe joformal

  • Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit maqedonas për media – IMM
  • Përfaqësuese e Forumit Arsimor Rinor – FAR
  • Emilija Petreska Kamenjarova, ndihmës-udhëheqëse në Sektorin për çështje programore, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele- AShMAA
  • Aneta Andonova, kryeredaktore e servisit të parë programor RTM
  • Violeta Gligoroska, Fondacioni “Metamorfozis” (moderatore)
12:30-13:30 Sesioni nr. 2: Mendimi kritik kundrejt manipulimeve mediatike dhe teorive të konspiracionit në lidhje me Kovid-19

  • Ivajlo Conev, koordinator i projektit për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, Fondacioni për lirinë “Fridrih Nauman”
  • Aleksandër Stojanovski, drejtor administrativ, “Eurothink”
  • Katarina Sinadinovska, kryetare e Këshillit pët etikë në media- KEMM
  • Filip Stojanovski, Fondacioni “Metamorfozis” (moderato)
13:30-14:30 Sesioni nr. 3: Mbrojtja e demokracisë nga dezinformatat

  • Sofi Ajers, Partneritetet për integritetin e lajmit, Evropa – “Facebook”
  • Ilija Zhupanovska, këshilltar i kryeministrit për komunikime digjitale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Vlladimit Petreski, redaktor i “Krithink” dhe “Vërtetmatës”
  • Elida Zylbeari, redaktore e “Krithink dhe “Portalb (moderatore)
14:30-15:00 Diskutimi përfundimtar dhe konkluzione

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button