Qeveria e RMV-së miratoi transportin e udhëtarëve me kapacitet maksimal në të gjitha mjetet transportuese

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 81-të e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të miratohet transporti i udhëtarëve me kapacitet maksimal prej 100% në të gjitha mjetet e transportit me respektim maksimal të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, me detyrim që transportuesit me përgjegjësi t’i zbatojnë dhe të kontrollojnë masat për mbrojtje personale për parandalim, të parapara me protokoll për organizimin e transportit të udhëtarëve, transmeton Portalb.mk

“Në mbledhjen e sotme Qeveria solli vendim që të lejohet hyrje e shoqëruesve të udhëtarëve në fluturimet ndërkombëtare në dy objektet e aeroportit të TAV në përputhje me dispozitat për mbrojtjen personale të përfshira me protokollet për menaxhim me aeroportet ndërkombëtare në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button