RMV, do të digjitalizohet ‘Kartela evropiane për të rinj’, do të mund të përdoret përmes telefonave celularë

Me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport, në seancën e djeshme qeveritare është shqyrtuar dhe është miratuar Informacioni për projektin “Digjitalizimi i Kartelës evropiane për të rinj”, i cili si proces ka për qëllim t’u sigurojë të përdoruesve të rinj të kësaj kartele t’i shfrytëzojnë shërbimet që janë paraparë me të përmes pajisjeve mobile, duke lehtësuar aplikimin digjital për marrjen e Kartelës evropiane për të rinj, si dhe të sigurohet qasje e thjeshtë në të gjitha informacionet, ku dhe cilat shërbime mund të shfrytëzohen me këtë kartelë, përcjellë Portalb.mk.

“Të rinjtë e moshës 15 deri 29 vjeç, si përdorues të Kartelës evropiane për të rinj mund të përdorin shërbime të favorshme në të gjithë Evropën, kurse që nga fillimi i këtij projekti në qershor 2019 në vendin tonë deri më tani janë lëshuar më shumë se 4,500 kartela dhe janë bërë më shumë se 350 marrëveshje me subjekte juridike që shërbimet e tyre i vendosin në dispozicion të shfrytëzuesve të kartelës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button