Merkel u rivaksinua me ‘Modernën’ edhe pse dozën e parë e mori të ‘Astrazenekës’

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozëne dytë të vaksinës anti-kovid nga ‘Moderna’, ndërsa doza e parë ishte nga ‘AstraZeneka’, njofoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Merkel 66 vjeç, dozën e parë të vaksinës e mori në prill, kurse të dytën e mori para disa ditës, përcjellë Portalb.mk.

Sipas ekspertëve, përzierja e vaksinave kundër kovid-19 mund të jetë një ide e mirë, por akoma janë të qëndrimit se është shumë herët për të qenë të sigurt.

Merkel në fund të vitit do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në pushtet.

Në mars, Gjermania, si dhe disa vende të tjera evropiane, ndërprenë përkohësisht përdorimin e vaksinës së Oksfordit pasi ishin regjistruar disa raste me mpiksje gjaku. Pastaj kufizoi përdorimin e saj për personat mbi moshën 60 vjeç, ndërsa tani jepet për të gjitha moshat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button