Sot në Shkup zhvillohet Forumi i parë ekonomik – pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varhelji

Stabiliteti dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, zhvillimit ekonomik i vendit pas pandemisë, konkurrenca, financimi dhe kornizat rregullatore për bizneset, për investimet e huaja, janë temat e  diskutimit në Forumin e Parë Ekonomik që po mbahet sot në Shkup, të cilin me fjalim zyrtar e hapi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk

Kryeministri Zaev theksoi se po hyjmë në një fazë të re të rritjes ekonomike, të cilën do ta nxisë rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal, zbatimi i të gjitha standardeve të nevojshme të qenësishme në vendet anëtare të BE-së, si dhe Plani i intevernues për investime IPI 2021 – 2027 për zhvillim ekonomik.

Ai me këtë rast falenderoi vendet anëtare të BE-së të cilat japin mbështetje të parazervë për integrimin e vendit tonë, si dhe presidencën portugeze për përpjekjet e saj për zgjidhjen e ngërçit RMV-Bullgari

“Forumi i parë Ekonomik në Shkup ka potencial të madh për t’u shndërruar në një mbledhje tradicionale që në nivelin më të lartë çdo vit do të bashkojë lider; politikë rajonalë dhe ndërkombëtarë, ambasadorë, sipërmarrës, figura të shquara nga sfera të ndryshme të jetës. Maqedonia Veriore ushqen vlerat evropiane, demonstron sjellje evropiane, vullnet politik dhe ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore, të nevojshme për prosperitetin ekonomik dhe një standard më të mirë për qytetarët. Mesazhin që u përcoll në mediat kombëtare dhe rajonale nga Samiti i Delfit në Athinë që u zhvillua një muaj më parë, e dërgoj edhe këtu nga Shkupi: “Ne kemi nevojë për Ballkan të prosperuar ekonomikisht të shekullit 21, të integruar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaev.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani theksoi se bashkëpunimi rajonal është një nga pesë shtyllat, prioritet i rëndësishëm i misionit të mandatit të tij si Ministër i Jashtëm. Në këtë kontekst e përmendi pjesëmarrjen proaktive të vendit në iniciativat aktuale rajonale, siç është Procesi i Berlinit, ndërsa informoi edhe për platformën “Iniciatva 8”, proces tripalësh për koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriu, Shqipërisë dhe Bullgarisë, në bazë të së cilës projektet investuese përgjatë Korridorit 8 kanë për qëllim ta lidhin Detin Adriatik në Shqipëri përmes Maqedonisë së Veriut e deri në Detin e Zi në Bullgari.

“Kur flasim për të gjithë rajonin, 20, 30 vjet më parë, ky ishte një rajon i njohur për paqëndrueshmëri, i ngarkuar nga luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme. Sot, të gjithë mund të themi me krenari se kemi një “paradigmë” të re rajonale, kemi një rajon që flet për një treg të përbashkët rajonal, bazuar në katër shtyllat evropiane, një treg prej 18 milion konsumatorësh, qëllimi i të cilit është heqja e barrierave që kufizojnë lëvizjen e njerëzve mallra, kapital dhe shërbime; treg që përfaqëson një mundësi biznesi me interes ndërkombëtar, fond investimesh ose besim financiar; dhe në fund, një treg që ka potencial të madh për ringjalljen e rajonit dhe për përgatitjen e mëtejshme të rajonit për integrimin në të ardhmen në tregun e brendshëm të përbashkët të BE-së”, u shpreh Osmani.

Mes pjesëmarrësve në forum janë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Eurokomisari për  zgjerim, Oliver Varhelji, i cili do të mbajë fjalim përmes video-konferencës, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska, ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut, njerëzit e parë në zyrat e Bankës Botërore dhe të BERZH-it në vend, Masimilijano Paoluçi dhe Andi Aranitasi, si dhe ekonomistët vendor, profesorë universitarë dhe gazetarë, mysafirë nga Sllovenia, Serbia etj.

Përveç temave të sipërpërmendura, debatohet edhe për infrastrukturën, energjinë, turizmin, qytetet e mençura dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button