Cilat simptoma që duken kalimtare, tregojnë se ndoshta bëhet fjalë për lupusin?

Lupusi është sëmundje kronike autoimune që mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë lëkurën, nyjet, zemrën, mushkëritë, veshkat dhe trurin, shkruan Panacea.mk.

Dobësia e përgjithshme dhe temperatura e lartë janë të pranishme pothuajse në të gjithë pacientët. Pacientët mund të përjetojnë dhimbje barku me të përziera dhe të vjella. Përveç simptomave të përmendura, sëmundja shpesh është e vështirë të diagnostikohet, sepse duket si shumë sëmundje të tjera.

Nëse keni më shumë se katër nga këto simptoma të mëposhtme, këshillohet që menjëherë të vizitoheni te mjeku.

SIMPTOMA TË NGJASHME ME GRIPIN

Ethet, temperaturë, dhimbjet e muskujve dhe problemet e gjumit janë simptoma klasike të lupusit, thotë Dr. Delfine Lee nga Instituti i të Kërkimit të Kancerit në Santa Monica.

“Dallimi midis gripit dhe lupusit është se simptomat e gripit zhduken për 10 ditë, ndërsa tek lupusi ato mund të zgjasin më gjatë.

HUMBJA E PESHËS

Humbja e papritur e peshës mund të jetë shenja e parë e lupusit. Kur bëhet fjalë për sëmundjen autoimune, sistemi imunitar sulmon vetveten, mund të dëmtojë gjëndrën tiroide dhe të prishë hormonet dhe kështu të shkaktojë humbje peshe.

Por edhe simptomat e mëposhtme:

•NYJET LIMFATIKE NË QAFË
• SKUQJE (KRUAJTJE) NGA DIELLI
• LODHJE E VAZHDUESHME
• RËNIA E TEPËRT E FLOKËVE
• DHIMBJE TEK GJIINJTË
• ËNJTJE TË KËMBËVE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button