EURO 2020, pas ndeshjeve të treta në Grupin D, edhe një ekip tjetër u kualifikua

Anglia dhe Çekia, dy ekipet e Grupit D që e kishin të siguruar kualifikimin, u ndeshën në javën e tretë, ku anglezët fituan me rezultat 1-0. Ndeshja tjetër ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë, do të mundësojë kualifikimin e Kroacisë pasi fitoi me rezultat 3-1, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 17-të, pas një keqorganizimi të mbrojtjes skoceze, kroati Vlasic u gjend i vetëm në zonën e kundërshtarit për të zhbllokuar rezultatin, 1-0. Në pjesën e parë edhe skocezët shënuan përmes McGregori për rezultatin 1-1, rezultat me të cilin mbaroi edhe pjesa e parë.

Goditja brilante e Modriçit në minutën e 62-të, i siguroi përsëri epërsi ekipit kroat. Perisiç shfrytëzoi një krosim, duke goditur me kokë topin për të shënuar për rezultatin 3-1.

Në ndeshjen mes Çekisë dhe Anglisë, i pari shënoi anglezi Sterling që në minutën e 12-të. Vetëm me këtë gol mbaroi ndeshja, 0-1 për Anglinë.

Pas mbylljes së javës së tretë në Grupin D, kjo është renditja përfundimtare: Anglia 7 pikë, Kroacia 4 pikë, Çekia 4 pikë dhe Skocia një.

Vendi i parë i Grupit D do të ndeshet me vendin e dytë në Grupin F, ndërsa vendi i dytë në Grupin D do të jetë kundër vendit të dytë në Grupin E.

Vendi i tretë më i mirë në grupet D/E/F do të kualifikohet, sikurse edhe vendi i tretë më i mirë në grupet A/D/E/F dhe A/B/C/D. Vnë bazë të kësaj, Kroacia është vendi i tretë më i mirë te grupet A/B/C/D.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button