Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Kovid-19, pensionistët, rrymën elektrike dhe tema tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 81-të ku vendosi të miratojë propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që në transportin publik mund të shfrytëzohen 100% kapacitetet e mjeteve të transportit, transmeton Portalb.mk.

U miratua nga Qeveria Propozim-Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar, ku planifikohet ulja e tatimit për energjinë elektrike në disa periudha. Pas 1 korrikut të vitit 2023, TVSH-ja përsëri do të jetë 18 përqind, sqarojnë nga Qeveria.

Bankat me rekomandim të Qeverisë së RMV-së, duhet që nga 29 qershori të mundësojnë që pensionistët të marrin pensionet përmes kartelave. Pensionistët që nuk e kanë këtë mundësi, duhet të respektojnë orarin e përcaktuar në bazë të vlerës së pensionit, ashtu që më 29 qershor jepen pensionet deri 11 mijë denarë.

Rekomandimi i Agjencisë për rini dhe sport në lidhje me projektin “Digjitalizimi i kartelës rinore evropiane” u miratua nga Qeveria. Kartela do të vlejë për të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç, ndërsa deri më tani ajo shfrytëzohet nga 4 500 të rinjtë në vend.

Sistemi elektronik “SiReRa” (www.sirera.mk) do të dorëzohet te Ministria për vetëqeverisje lokale, sistem që do të kontribuojë në procesin e digjitalizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button