Shumica e ujërave të zeza të shkarkuara në Maqedoninë e Veriut janë të papastruara, ato vijnë kryesisht nga shtëpitë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020, shumica e ujërave të zeza të derdhura janë të papastruara, derisa shumica e ujit të shfrytëzuar vjen nga ujërat e burimeve, transmeton Portalb.mk.

“Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2020, 66.6% ishin të papastruara dhe 33.4% ujëra të zeza të pastruara”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që gjatë vitit janë shkarkuar 102 567 000 metër kub ujëra të zeza, prej tyre  68 325 000 metra kub të papastruara.

Shumica e ujërave të zeza vijnë nga amvisëritë, derisa afër 18 200 000 metër kub vijnë nga aktivitetet ekonomike, por sivjet ka pasur për 0.8% më pak ujëra të zeza sesa vitin 2019.

“Në vitin 2020 në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë distribuar 313 013 000 m3 ujë, që është 3.0% më shumë krahasuar me vitin 2019. Nga sasia totale e ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 63.8%, dhe më pak nga liqenet 0.8%”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që sasia totale e ujit të furnizuar nga ujësjellësi publik në vitin 2020 është 1.0% më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Me sasi më të madhe të ujit furnizohen amvisëritë, për të vazhduar pastaj edhe një sasi te aktivitetet ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button