Vazhdoi akoma rënia e vlerës së disa kriptovalutave, veçohet bitcoin

Çmimi i bitcoin ra nën 30 mijë dollarë ditën e Marte duke eliminuar thuajse të gjithë rritjen e këtij viti ndërsa autoritetet rregullatore po shtojnë presionin mbi asetin digjital më madh në botë, raporton PCW.

Bitcoin ra deri në 29,026 dollarë sipas të dhënave të Coinmetrics dhe humbur mbi 50% të vlerës nga rekordi i 63 mijë dollarë shënuar gjatë muajit Prill.

Kina një prej tregjeve më të rëndësishme ka ndërmarrë një fushatë anti-kriptomonedha duke bllokuar jo vetëm transaksionet por edhe gërmimin e tyre në vend.

Megjithatë u rikthye pak orë më vonë në vlera mbi 30 mijë dollarë. Ethereum ra gjithashtu me 8.32% në 1,833 dollarë. Aktualisht të gjithë bitcoinët në qarkullim kanë një vlerë prej 579 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button