Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që për një vit të ulet TVSH-ja për energjinë elektrike deri në 5 përqind

Në Maqedoninë e Veriut pritet që tatimi për energjinë elektrike nga 1 korriku i vitit 2021 deri 30 qershori të vitit të ardhshëm jetë 5 përqind, pas vendimit të Qeverisë në seancën e 81-të, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së financave për uljen e TVSH-së për energji elektrike për amvisëritë”, njoftoi, duke sqaruar që ulja nga 18% në 5 % do të jetë e vlefshme prej 1 korrikut të vitit 2021 deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ministri raportoi që nga 1 korriku i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023 do të kemi TVSH prej 10 përqindve.

“Qëllimi është që t’u ndihmohet amvisërive gjatë periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe të mbahet çmim më i ulët i energjisë elektrike”, deklaroi Besimi.

Ndryshe, paralajmërimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët ankohen për përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga rritja e çmimeve të produkteve elementare ushqimore. Ata druajnë se rritja e çmimit të energjisë, por edhe e karburanteve do të rëndojnë edhe më shumë mbi standardin e tyre jetësor.

Kryetari i Komisionit rregullator për energji, Marko Bislimovski, thotë se kompanitë energjetike, si MEPSO-operatori maqedonas i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka kërkuar rritje prej 104 per qind, ndërmarrja tjetër e shpërndarjes elektrike kanë kërkuar që çmimi për energji të rritet për 1 për qind. Ndërkaq, kompania e shitjes apo e furnizimit të familjeve me energji EVN, ka kërkuar që energjia të shtrenjtohet për 45 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button