RMV, gratë shtatzëna janë akoma të lira nga puna me prani fizike

Akoma vlen vendimi për lirimin e grave shtatzëna nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prani fizike, thonë nga Qeveria për Sdk.mk. Ky vendim u mor në seancën qeveritare të vitin e kaluar më 3 nëntor, me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, përcjellë Portalb.mk.

Pasi periudhën e fundit u lehtësuan kufizimet për mbrojtje kundër kovid-19 dhe u njoftua kthimi i administratës në punë, më shumë qytetarë telefonuan interesoheshin, pasi mbeti e paqartë nëse gratë shtatzëna duhet të kthehen në vendet e punës.

“Qeveria rikujton se sipas vendimit qeveritar të botuar në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prani fizike në vendin e punës deri në përfundimin e pandemisë kovid-19 të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)”, thonë nga Qeveria.

Përmbajtja e masave rregullohet nga neni 13, pika 11 dhe neni 16 i vendimit mbi rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për mbrojtjen e popullatës nga sëmundja ngjitëse Kovid-19, e shkaktuar nga SARS-KOV-2, rastet dhe periudha e zbatimit të tyre, të botuara në Gazetën Zyrtare më 4 nëntor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button