RMV, edhe në krizën e vitit 2020 komunat shpenzuan 129 milion euro në tenderë, pothuajse njëjtë sa vitin paraprak

Rritje të vlerës së prokurimeve ka në Qytetin e Shkupit dhe në 20 komuna, ndërsa rënie është regjistruar në 61 komuna. Kërcim domthënës më të madh  të vlerës në krahasim me vitin paraprak ka Qyteti i Shkupit, prej 10.3 milion euro, pasuar nga Komuna e Gostivarit prej 5 milion euro dhe Aerodrom prej 2.7 milion euro. Rënie më të mëdha në vlerën e prokurimeve janë në Komunën e Likovës, me 2.8 milion euro, Tetovë me 2.4 milion euro dhe Shtip dhe Prilep me rreth dy milion euro secila, transmeton Portalb.mk.

Kjo tregohet në Bazën e të dhënave për të gjithë tenderët komunalë në vitin 2020, së bashku me analizën e të dhënave, të përgatitura nga Qendra për komunikime civile. Baza e të dhënave përmban të dhëna për të gjitha 3,454 marrëveshjet e lidhura nga 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit.

“Pozicioni lider edhe më tej mbahet nga Qyteti i Shkupit, me vlerë të përgjithshme të tenderëve prej 31 milion euro, që është një e katërta e vlerës së prokurimit publik të të gjitha komunave së bashku. Më shumë se gjysma e parave të përgjithshme të shpenzuara nga komunat për prokurim publik janë shpenzuar nga Qyteti i Shkupit dhe vetëm shtatë komuna të tjera. Vetëm Qyteti i Shkupit dhe 10 komunat e Shkupit së bashku shpenzojnë deri në 45 përqind të të gjitha parave për prokurim publik të komunave”, thuhet në analizë.

Sipas banorëve, lideri absolut është Komuna e Novacit, e cila për prokurime publike shpenzon deri në 401 euro për kokë banori, në krahasim me Shuto Orizarën, ku për prokurime publike ka për të shpenzuar vetëm 7 euro për kokë banori. Mesatarisht, për banor, shpenzohen 56 euro.

Tek ndërmarrjet, vlerën më të lartë të kontratave për prokurim publik e kanë: ndërmarrja ndërtimore Granit ShA Shkup, kompania energjetike Energy Delivery Solutions, EDS, nga Shkupi dhe ndërmarrja ndërtimore Pellagonija nga Gostivari. 10 kompanive të para me vlerën më të lartë të prokurimit publik iu përkasin një të katërta e vlerës totale të prokurimit, tregon analiza e QKC-së.

Përndryshe, baza e të dhënave përmban të dhëna për gjashtë vitet e fundit. Është interaktive dhe mundëson kërkimin e tenderëve nga komunat dhe ndërmarrjet,kurse ofron edhe pasqyrë grafike të pjesëmarrjes së kompanive në prokurimin e secilës komunë veç e veç. Përmban edhe të dhëna për pjesën e prokurimit në buxhetet komunale, si dhe vlerën e prokurimit për banor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button