fbpx

RMV, deri në fund të verës mund të ketë imunitet kolektiv

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me ambasadorin e Republikës së Kinës, sot deklaruan se gjatë fundjavës, 500.000 doza të reja kineze Sinovak do të mbërrijnë në vend, si dhe sasi e konsiderueshme Pfizer përmes mekanizmit Kovaks, të cilat të hënën e ardhshmea do të shpërndahen në tetë qendra vaksinimi, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se deri në fund të verës, një numër i madh i qytetarëve do të vaksinohen. Në këtë moment, janë vaksinuar pak më shumë se 300.000 qytetar, me këtë sasi që vjen do të vaksinohen edhe 300.000 qytetarë të tjerë, që është 50% e popullsisë së përgjithshme që planifikojmë të vaksinohemi, këtu përfshihen fëmijët. Që do të thotë se rreth 1.200.000 qytetarë do të vaksinohen, kështu që deri në fund të verës mund të presim një përqindje të imunitetit kolektiv me këtë numër”, tha Filipçe.

Ndërkohë momentalisht, ka gjithsej 15.000 vaksina në vend për dozën e parë.

Rikujtojmë se këtë javë në Maqedoninë e Veriut u konfirmua rasti i dytë me variantin indian të virusit korona në vend, ndërkaq procesi i vaksinimit nuk është duke shkuar në formën më të mirë të mundshme për shkak të mungesës së vaksinave.

Sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani në vend janë vaksinuar gjithsej 274,710 qytetarë, nga të cilët rreth 200.000 me dy doza ndërkaq rreth 454,104 mijë qytetarë kanë shprehur interesin për vaksinim.

Ndërkaq një pjesë e madhe e qytetarëve tashmë janë vaksinuar me dy doza në shtetin fqinj, Serbi, ndërsa gjatë uikendit që lamë pas radhët në kufirin Maqedoni-Serbi nga qytetarët që kishin shkuar për vaksinim ishte me kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button