EURO 2020, përfundim dramatik i Grupit B, rezultatet mundësojnë edhe kualifikimin e Zvicrës nga Grupi A

Ekipi i Belgjikës e zyrtarizoi kualifikimin pas fitores kundër ekipit finlandez me rezultat 0-2, ndërkohë ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Danimarkës mbaroi me rezultat 1-4, transmeton Portalb.mk

Damsdlgaard në minutën e 38-të e kaloi në epërsi ekipin e Danimarkës në ndeshjen kundër Rusisë. Pjesa e parë mbaroi me rezultat 0-1 për Danimarkën. Në pjesën e dytë, danezi Poulsen e shfrytëzoi një gabim të madh të mbrojtjes ruse, për të kaluar në epërsi prej 0-2. Rusët shënuan përmes Dzyuba nga penalltia, por menjëherë erdhi përgjigja e danezëve përmes golave të Christensen dhe Mahles. Rezultati përfundimtar i ndeshjes Rusi – Danimarkë ngeli 1-4.

Pjesa e parë mes Finlandës dhe Belgjikës mbaroi pa gola. Në pjesë e dytë, Belgjika përmes Hradecky dhe Lukaku, shënoi dy gola për rezultat 0-2.

Renditja përfundimtare e Grupit B në javën e fundit: Belgjika me 9 pikë, Danimarka 3 pikë, Finlanda 3 pikë dhe Rusia në vendin e fundit me 3 pikë.

Vendi i parë i Grupit B do të luajë kundër vendit të tretë më të mirë nga grupet A/D/E/F, ndërsa vendi i dytë i Grupit B do të luajë kundër Uellsit.

Vendi i tretë në Grupin B do të kualifikohet nëse është më i mirë se vendi i tretë te grupet A dhe C, apo më i mirë se vendet e treta te grupet A/C/D. Vendi i tretë më i mirë nga grupet A, B dhe C i takoi Zvicrës nga grupi A me katër pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button