EURO 2020, u prit gjatë, por zgjati pak ëndrra evropiane e Maqedonisë së Veriut, dy ekipe tjera u kualifikuan, njëri në pritje

Maqedonia e Veriut sot me ndeshjen kundër Holandës e mbaroi edhe zyrtarisht garën në Kampionatin Evropian EURO 2020, kampionat ku për herë të parë mori pjesë. Ndeshjen e fundit e humbi kundër ekipit Holandës me rezultat 0-3, derisa në ndeshjen tjetër të grupi Ukraina humbi kundër Austrisë me rezultat 0-1, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut shënoi gol në minutën e 10-të, por goli i shënuar ishte në pozitë jashtë lojës, ashtu që rezultati ngeli i pandryshuar. Trajkovski nga Maqedonia e Veriut në minutën e 22 e goditi me top shtyllën holandeze, por holandezët pas 3 minutave e shfrytëzuan një aksion për të shënuar përmes Depay, 0-1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, holandezët shënuan golin e dytë në minutën e 51-të përmes Wijnaldum, i cili pas shtatë minutave arriti të konkretizon edhe një aksion të bukur të Holandës për rezultatin 0-3. Çurlinov në minutën e 72-të shënoi për Maqedoninë e Veriut, por edhe ky ishte në pozitë jashtë loje.

Pandev u pensionua dhe lojtarët e përcjellën me duartrokitje.

Në ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Austrisë, në minutën e 21-të shënuan austriakët përmes Baumgartner, për të mbaruar pjesa e parë me rezultat 0-1.

Renditja përfundimtare në këtë grup pas mbylljes së javës së tretë do të jetë: Holanda 9 pikë, Austria 6, Ukraina 3 dhe Maqedonia e Veriut asnjë pikë.

Vendi i parë i Grupit C do të luajë me vendin e tretë më të mirë në grupet D/E/F, ndërsa vendi i dytë në Grupin C do të luajë kundër Italinë (fituesin e grupit A). Vendi i tretë në Grupin C do të kualifikohet nëse është më i mirë se vendi i tretë te grupi A dhe B, apo më i mirë se vendet e treta te grupet A/B/D.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button