Në Maqedoninë e Veriut vizitë dyditore e kryesueses së re në OSBE

Në Maqedoninë e Veriut më 21 dhe 22 qershor do të qëndrojë për vizitë kryesuesja e re e OSBE-së, Ann Linde, ku temë e diskutimit do të jenë edhe ndryshimet në fusha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Vizita e Linde do të përqendrohet në zbatimin e reformave strategjike të vendit, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, aktivitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e lirisë së mediave dhe kohezionin shoqëror. Ajo do të diskutojë rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe angazhimin dhe partneritetin me OSBE-në”, raportojnë nga OSBE-ja.

Në agjendën e takimeve janë planifikuar takime me kryeministrin Zoran Zaev, kryediplomatin Bujar Osmanin, deputetë, shoqërinë civile,

Raportohet që Maqedonia e Veriut do të mbajë Kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2023 dhe që nga 1 janari 2022 do t’i bashkëngjitet Trojkës, që është një format i bashkëpunimit midis Kryesive të tanishme, të mëparshme dhe pasardhëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button