RMV, prej të mërkurës nuk do të jepen dokumente në stacionet policore, policia sqaroi zgjidhjen

Duke filluar prej 23 qershorit deri më 27 qershor, nuk do të jetë në funksion sistemi për pranimin dhe shpërndarjen e dokumenteve personale në Maqedoninë e Veriut, për shkak të ndryshimeve në sistem, transmeton Portalb.mk.

Kufizimet so të fillojnë saktësisht prej orës 21:00 të mërkurën, për të vazhduar deri të dielën në ora 21:00, duke përfshirë kufizimet për letërnjoftime, pasaportë dhe lejet për vozitje. Kufizimet ndodhin për shkak transferimit në një sistem të ri.

Policia sqaroi që qytetarët që kanë orare për procedurë të përshpejtuar më 23, 24 dhe 25 qershor, do të mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë më 22 qershor ose më 23 qershor deri në ora 12:00.

Qytetarët me orare të caktuara për 23, 24 dhe 25 qershor me procedurë të rregullt, do të mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë prej 28 qershorit deri më 2 korrik, në vendet e njëjta ku janë të parapara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button