Maqedoni e Veriut, Banka Evropiane e Investimeve me 100 milionë euro financon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Banka Evropiane e Investimeve sot nënshkruan kërkesën për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vlerë prej 100 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Kontratën e nënshkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve, Liljana Pavllova dhe drejtori i Bankës Zhvillimore në Maqedoninë e Veriut, Kire Naumov, në prani të euroambasadorit, David Geer.

Besimi tha se sot janë nënshkruar shumë marrëveshje të rëndësishme me Bankën Evropiane të Investimeve me të cilën sigurohen 100 milionë euro mjete të favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut.

“Për ekonominë tonë këto mjete do të thonë punësime të reja, investime të reja, ndërsa me këtë edhe lëvizje të aktivitetit ekonomik dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike”, theksoi ministri Besimi.

Besimi, duke shprehur mirënjohje të madhe për Komisionin Evropian dhe Bankën Evropiane të Investimeve, tha se deri më tani ata kanë investuar rreth 1 miliard euro në Maqedoninë e Veriut.

Duke theksuar se me këto marrëveshje konfirmohet partneriteti i qeverisë me biznesmenët, Besimi tha se sektori duhet të krijojë vende të reja pune, të përmirësojë konkurrentshmërinë dhe ekonominë.

“Mjetet do t’u ofrohen ndërmarrjeve me kushte jashtëzakonisht të favorshme, gjegjësisht afat ripagimi prej 12 vjetësh, përfshirë një grejs periudhë prej 2 vjetësh”, tha Besimi.

Nënkryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve, Liljana Pavllova tha se me linjën kredituese do të zgjidhen edhe boshllëqet e likuiditetit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për nevojën e kapitalit afatshkurtër të qarkullimit si dhe investimet afatgjata në bizneset në Maqedonisë së Veriut, për rrugën e tyre drejt rimëkëmbjes ekonomike.

“Operacioni është pjesë e Nismës ekipi Evropa dhe pakos financiare të Bankës Evropiane të Investimeve për mbështetje të rimëkëmbjes së Ballkanit Perëndimor pas COVID-19”, tha Pavllova.

Ajo shtoi se si bankë e BE-së e cila kujdeset për klimën janë të gatshëm ta mbështesin ambicien e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur potencën e saj për energjinë ripërtëritëse, energjinë energjetike dhe për inovacione.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer tha se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë thelbi i çdo ekonomie sepse sigurojnë punë.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këtë mënyrë mund të investojnë dhe të sjellin inovacione. Kështu me ndihmën e BE-së do të mund ta luajnë rolin e tyre në zgjidhjen e ndikimit të krizës shëndetësore”, tha Geer.

Drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov tha se Marrëveshja e 6-të për Hua ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut është e rëndësisë më të madhe kryesisht për kompanitë vendore që do të jenë përfituesit përfundimtarë të këtyre mjeteve.

Bankat komerciale, siç tha drejtori Naumov, këto mjete të kompanive do t’i japin me shkallën maksimale kamatore prej 1.6 për qind ndërsa shuma maksimale e kredisë për mjetet themelore ose investimet do të jetë deri në 3 milionë, për mjete qarkulluese ose likuiditet shuma maksimale e kredisë do të jetë 666 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button