fbpx

Për herë të parë në histori kryeministri suedez nuk mori votëbesimin nga parlamenti

Qeveria e kryeministrit të Suedisë, Stefan Löfven nuk mori votëbesimin nga parlamenti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në parlamentin suedez u shqyrtua mocioni i votëbesimit të paraqitur nga Partia e Demokratëve të Suedisë e ekstremit të djathtë e cila njihet për kundërshtimin ndaj emigrantëve.

Në votimin e zhvilluar, mbështetje për qeverinë dhanë 109 deputetë ndërsa 181 të tjerë votuan kundër qeverisë.

Në këtë mënyrë qeveria Löfven nuk arriti të marrë votëbesimin nga parlamenti.

Kryeministri Löfven në një deklaratë pas votimit tha se “Do të bisedojmë, do të provojmë rrugë të ndryshme dhe do të sigurojmë sërish që vendi të ketë qeverinë sa më parë”.

Löfven brenda një jave ose do të japë dorëheqje dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme ose do të takohet me kreun e parlamentit dhe do të përpiqet të riformojë qeverinë.

Nëse Löfven dështon, detyra për formimin e qeverisë do t’i jepet Partisë Konservatore Liberale të moderuar.

Votëbesimi erdhi në rendin e ditës në parlament pas projektligjit të diskutueshëm i cili parashikon që pronarët të rrisin në normën që dëshirojnë qiratë e shtëpive të reja që janë ndërtuar.

Pasi qeveria e formuar në vitin 2019 nga Partia Social Demokrate dhe Partia e të Gjelbërve vendosi në rend dite projektligjin, Partia e Majtë kishte njoftuar se do të tërheqë mbështetjen e saj nga qeveria.

Me këtë rezultat që nga viti 1958 është hera e parë që qeveria në Suedi bie me një mocion mosbesimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button