Partia e presidentit francez dështoi në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale

Partia në pushtet e presidentit francez Emmanuel Macron, La Republique En Marche (LREM), nuk arriti sukses në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale të mbajtura të dje në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 66,1 për qind të votuesve injoruan votimet, gjë që u konsiderua si e pashembullt. Shkalla e abstenimit ishte 50,09 për qind në 2015 dhe 53,67 për qind në 2010.

Sipas sondazheve, kandidatët e partisë LREM nuk kryesuan raundin e parë në asnjë rajon të vendit.

Gjithsej 15 kandidatë garuan për LREM-në në zgjedhje, por askush prej tyre nuk arriti të grumbullojë numrin e votave të nevojshme për të përfunduar raundin e parë në epërsi.

Sondazhet e rezultateve treguan se partia e qendrës së djathtë Les Republicains fitoi 28,7 për qind të votave kombëtare përpara partisë së ekstremit të djathtë National Rally me 19,4 për qind, ndjekur nga Partia Socialiste, partia e Gjelbër dhe LREM me 10,4 për qind.

Zgjedhjet fillimisht u planifikuan për në mars por u prolonguan dy herë , fillimisht për tre muaj dhe më pas për një javë tjetër, për shkak të rritjes eksponenciale të rasteve të koronavirusit.

Zgjedhjet që mbahen çdo gjashtë vjet do të zhvillohen në 18 presidenca rajonale, 13 në Francën kontinentale dhe Korsikë dhe pesë në territoret përtej detit: Guadeloupe, Martinique, Guyana, Mayotte and Reunion. Në zgjedhje gjithashtu do të zgjidhen 1800 këshilltarë.

Votimi do të zhvillohet në dy faza – raundi i parë në 20 qershor dhe i dyti më 26 qershor, për të zgjedhur këshilltarët të cilët nga ana e tyre do të zgjedhin presidentin e Këshillit Rajonal, presidentin e Këshillit të Departamentit dhe kryetarët e bashkive.

Zgjedhjet rajonale po zhvillohen një vit përpara zgjedhjeve presidenciale dhe konsiderohen si një pararendës të tyre. Sondazhet kanë parashikuar një përballje vitin e ardhshëm midis presidentit në detyrë Macron dhe lideres së opozitës të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button