Geer: Shpresojmë se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të hapen sa më shpejtë të jetë e mundur

Të gjithë jemi shumë të përkushtuar në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët do të sjellë në hapjen e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë të jetë e mundur, deklaroi sot euroambasadori, David Geer, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse do të shqyrtohet propozimi portugez për zhbllokim të procesit eurointegrues të vendit edhe gjatë kohës së presidencës sllovake me BE-në, transmeton Portalb.mk.

“I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhen çështjet e pazgjidhur mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Ajo është me të vërtetë e rëndësishme dhe diçka drejt së cilës bëjmë thirrje sa i përket hapjes së vet negociatave. Këtu mund ta përsëris atë që e thotë kryesia e BE-së, shpresojmë se negociatat do të hapen sa më shpejtë të jetë e mundur”, theksoi euroambasadori Geer.

I pyetur se si e komenton retorikës e politikanëve të caktuar bullgar, si dhe eurodeputetit bullgar në lidhje me Maqedoninë e Veriut, Geer tha se kur bëhet fjalë për raportet e mira fqinjësore, është e rëndësishme që politikanët të përmbahen në deklarata.

“Sa i përket vërejtjeve të dhëna nga politikanë të caktuar të vendeve të tjera dhe deputetë nga shtete anëtare, unë nuk do të komentoj për atë, nuk është praktikë e imja. Por, është e rëndësishme që çdoherë të përmbahemi kur bëhet fjalë për raportet e mira fqinjësore. Ato janë me të vërtetë të rëndësishme dhe për këtë politikanët duhet të përmbahen në atë drejtim”, tha euroambasadori Geer në konferencën për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për mbështetje të ndërmarrjeve në vlerë prej 100 milionë euro nga Banka Evropiane Zhvillimore.

Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski së fundmi ka shkruar se, një komb jeton në të dyja anët e kufirit Deve Bair, ndërsa ai është kombi bullgar dhe theksoi se nuk ka dy kombe apo dy popuj.

Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button