Pas suksesit të Drita Islamit, edhe atletët Ivanovski dhe Pop Arsova shënuan dy rekorde shtetërore

Maqedonia e Veriut ka shënuar dy rekorde të reja nacionale në Kupën e Evropës, e cila u mbajt këtë fundjavë në Qipro. Atleti Dario Ivanovski ka realizuar rekordin prej 8:06,66 në disiplinën 3000 metër. Ai e mori vendin e tretë në garën në disiplinën e tij. Atletja Andrijana Pop Arsova ka vrapuar shtegun e gjatë 5000 metra për 17:42, duke vendosur rekordin e tretë me radhë shtetëror këtë fundjavë, informuan nga Federata e Atletikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Performancën e shkëlqyer të atletëve nga Maqedonia e Veriut në Kampionatin Evropian, të shtunën e rrumbullakësoi atletja Drita Islami, e cila fitoi në garën 400 metra me pengesa dhe vendosi rekord të ri shtetëror.

Rezultati i mirë i atletëve të Maqedonisë është edhe më i dukshëm, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për kampionat ekipor, në të cilin atletët luftojnë për pikë për përfaqësuesen e tyre dhe për plasman personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button