Armeni, partia e kryeministrit Pashinyan fitoi zgjedhjet parlamentare

Sipas rezultateve të sotme preliminare, partia e kryeministrit të Armenisë në detyrë, Nikol Pashinyan fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 53.92 për qind të votave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet jozyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Armenisë treguan se Partia e Kontratës Civile e Pashinyanit doli e para në zgjedhjet e zhvilluara të dielën.

Partia e ish-presidentit Robert Kocharian, “Aleanca Armene” doli e dyta me 21.1 për qind të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas komisionit, ishte 49.4 për qind.

Njëzet e gjashtë lëvizje politike garuan në zgjedhjet për zyrën e lirë pas dorëheqjes së Pashinyanit nga kryeministria më 25 prill.

Gjithsej 22 parti politike, së bashku me katër aleanca, morën pjesë në zgjedhjet për të marrë votat e mbi 2.58 milionë qytetarëve.

Dorëheqja e Pashinyanit erdhi pas disfatës së vitit të kaluar në rajonin e Malësisë së Karabakut, ku lufta gjatë gjashtë javore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button