NQP: Transporti falas për nxënësit e shkollave të mesme në Shkup nuk vlen gjatë pushimeve verore
NPQ-Shkup informon nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme se biletat e nxënësve për transport falas nuk janë të vlefshme gjatë pushimeve verore. Në vend të transportit falas, në muajt e ardhshëm të verës, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ofrohet mundësia e blerjes së biletës mujore me çmim preferencial, transmeton Portalb.mk.
Bileta mujore për korrik ose gusht kushton 600 denarë, informon NQP.
Bileta mujore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vlen për të gjitha linjat urbane dhe ndërurbane të transportit publik të Shkupit.
Dita e fundit e shkollës për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme ishte më 10 qershor dhe deri në fillim të shtatorit ata do të jenë në pushime verore.