fbpx

ASH – AAA: Ministria e Shëndetësisë të intensifikojë vaksino – diplomacinë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të intensifikojë procesin e vaksinimit të popullatës. Bekim Tateshi nga ky koalicion në konferencë për media deklaroi sot se, vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet me tempo të ulët dhe i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë sasi më të mëdha të vaksinave, transmeton Portalb.mk.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që: të intensifikojë vaksinodiplomacinë dhe të kontraktoj direkt me shtëpitë farmaceutike për sigurim të sasive adekuate e jo me ndërmjetësues që na bën të dyshojmë në loja të pista të qeveritarëve. Të informojë opinionin për premtimin e dhënë se në fund të muajit Maj do sigurohen 200.000 vaksina Sputnik V dhe 500.000 doza Sinovak; Ta informojë opinionin sa mjete janë ndarë për blerjen e vaksinave dhe sa doza janë siguruar nga mjetet buxhetore se sigurimi I vaksinave nga donacione është I pamjaftueshëm dhe I rrezikshëm, por edhe nënçmues se si shtet na vendos në pozicionin të lypsarit dhe të paaftit”, deklaroi Tateshi.

Ai  tha se, përveç keqmenaxhimit të COVID 19, Qeveria 2 LSDM dhe BDI kanë dështuar totalisht edhe në vaksinimin masiv të shtetasve të saj.

“Ndodhemi para Qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup e cila është edhe punkti kryesor dhe më i madh në vend për vaksinimin masiv të popullatës. Jo vetëm kjo qendër, por edhe të gjitha tjerat tre ditë me rradhë gjatë uikendit të zgjatur u mbyllën që ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e vlerësojmë si hap të gabuar, amator dhe shumë I rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë të Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj që në rolin e vaksina turistëve të vaksinohen në shtetet e regjionit duke hargjuar mjete dhe kohë edhepse paguajnë kontribute shtetit të tyre amë. Është turp dhe rast i paprecedent. Vetëm në muajin mars të këtij viti në Serbi janë vaksinuar 15000 shtetas e nuk ka të dhëna për në shtetet tjera”, deklaroi Tateshi.

Ai më tej ka shtuar se, nga të dhënat e siguruara nga organizata relevante botërore Maqedonia e Veriut renditet në top 10 shtetet me numër më të vogël të shtetasve të vaksinuar në nivel regjional dhe botëror.

На вакциналните пунктови во државата заклучно со вчера вакцинирани се вкупно 274.710 граѓани. Прва доза вакцина вчера примиле 5.834 граѓани, а вчера вкупно се вакцинирале 7.720 граѓани. Во државата вкупно се аплицирани 473.853 дози вакцини, а ревакцинирани се 199.143 граѓани.

Deri më 18 qershor në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar 473,853 doza të vaksinave. 274,710 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 199,143 janë rivaksinuar, ndërsa 454,104 qytetarë janë paraqitur për të marrë vaksinën.

Për më shumë informata rreth procesit të vaksinimit në botë klikoni në këtë link. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button