fbpx

Greqia njoftoi – ja kur do të hapen pikat e tjera kufitare me Maqedoninë

Kryetari i Komunës së Prespës në Greqi, Panajiotis Pishalidis njoftoi se hapja e pikave kufitare Niki (Mexhitlija) në Maqedoninë e Veriut do të bëhet më 1 korrik, njoftoi korrespondenti i MIA nga Athina, transmeton Portalb.mk.

“Lajm i rëndësishme: Informacione të besueshme se nga 1 korriku, përsëri dhe rregullisht do të fillojnë me punë vend-kalimet kufitare Kristalopigi dhe Niki”, shkroi Pishalidis.

Në të dy anët e kufirit, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Greqi, popullata lokale, por edhe biznesmenët në periudhën e kaluar, kërkojnë hapjen e vendkalimit kufitar Niki (Mexhitlija).

Nga pikat kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nga pala greke, i hapur është vetëm kalimi Evzoni (Bogorodicë).

Vendimi i fundit ministror për kalimet kufitare dhe parakushtet për hyrjen në Greqi, i shpallur të premten, është në fuqi deri më 26 qershor 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button