fbpx

Varianti i ri i koronavirusit është kërcënim për këtë grup njerëzish

Për shumë njerëz, pandemia duket se ka mbaruar, restorantet dhe kafenetë janë të hapura, administrata është përsëri në punë, por rreziku është aty, ndërsa varianti i ri i virusit, i njohur si Delta, përhapet shumë më lehtë dhe është më infektues, shkruan Panacea.mk.

Dr. Ashish Ja, dekan i Universitetit Brown, shkollës së shëndetit publik, thotë se ka lajme të mira dhe lajme të këqija: ju dhe fëmijët tuaj mund të jeni në rrezik.

VARIANTI DELTA ËSHTË KËRCËNIM PËR ÇDOKËND QË NUK ËSHTË VAKSINUAR, PËRFSHIRË EDHE FËMIJËT

“Ky variant është shumë më infektues se çdo gjë që kemi parë deri më tani. Aktualisht është shkaku kryesor i infeksioneve në Angli dhe përfshin 90%, sepse thjesht kaloi të gjitha variantet e mëparshme”.

Bëhet fjalë për një variant jashtëzakonisht ngjitës, por lajmi i mirë është që të gjithë të vaksinuarit janë të mbrojtur, pasiqë vaksinat funksionojnë mirë kundër këtij varianti. Sidoqoftë, një numër i madh i atyre që nuk janë vaksinuar, përfshirë fëmijët. Ai qartë këshillon që të vaksinohen sa më shumë njerëz për të luftuar këtë variant.

E RËNDËSISHME ËSHTË TË PËRCAKTOHET SE NGA VJEN VIRUSI

“Kjo është një epidemi e neveritshme dhe ne duhet të zbulojmë se nga vjen virusi, për një numër arsyesh, por njëra prej tyre është se ky informacion do të ndihmojë në parandalimin e përsëritjes së një skenari të tillë. Nëse virusi me të vërtetë ka “ikur” nga laboratori, kjo do të thotë që ne duhet të mendojmë me kujdes për mbrojtjen më të mirë dhe sigurinë në një nivel shumë më të lartë”.

VIROLOGËT PAJTOHEN SE NË NIVEL GLOBAL NA PRET NJË LUFTË E MADHE

“Ne kemi mësuar shumë për këtë pandemi dhe si ta parandalojmë atë, kemi mësuar se një vaksinë mund të zhvillohet shumë shpejt nëse shkencëtarët vendosin kështu. Ne kemi mësuar se është e nevojshme të dimë se si zhvillohet pandemia. Nëse duam të dalim nga pandemia globale, duhet të jemi shumë më mirë të koordinuar. Ka vende ku situata është përmirësuar ndjeshëm, por edhe ato ku ka ende një betejë të vështirë me virusin. Tani kemi mësuar një mësim të rëndësishëm – pa koordinim global, në situata kaq komplekse mund të arrihet shumë pak”.

PËR MOMENTIN NUK DUHET TË MENDONI PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS

Dr. Ja shpjegon se vaksinat aktuale janë shumë të mira dhe të qëndrueshme, kështu që ai mendon se shumica e njerëzve nuk do të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës këtë vit, por kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm – nëse të dhënat tregojnë se numri i të infektuarve po rritet përsëri.

SI TË QËNDRONI TË SIGURT DERI NË FUND TË PANDEMISË?

Ndiqni këshillat e ekspertëve për të arritur në fund të kësaj historie të shëmtuar sa më shpejt të jetë e mundur, vaksinohuni, mbani maskën, mos udhëtoni, distancoheni dhe shmangni tubimet e mëdha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button