EURO 2020, pas ndeshjeve të treta në Grupin A, dy ekipe e siguruan kualifikimin, ekipi i tretë në pritje

Sot në javën e tretë dhe të fundit në Grupin A të Euro 2020, ekipi i Italisë fitoi me rezultat 1-0 kundër Uellsit, derisa Zvicra fitoi kundër Turqisë me rezultat 3-1, transmeton Portalb.mk.

Minuta e 7-të e ndeshjes i solli fat Zvicrës, pasi goditja nga distanca e Seferoviçit mbaroi në portën turke. Një gjuajtje e shkëlqyeshme e Xherdan Shaqirit nga distanca, i mundësoi Zvicrës epërsi 2-0, epërsi që i krijoi komoditet ekipit për në vazhdim. Turqia në minutën e 62-të shënoi një gol të bukur përmes Kahveci, 2-1. Por, përsëri shënoi Shaqiri në minutë e 69-të për rezultatin 3-1.

Në pjesë parë të ndeshjes Itali – Uellsi, futbollisti italian Pesina shënoi gol për 1-0.

Renditja përfundimtare në Grupin A: Italia 9 pikë, Uellsi 4 pikë, Zvicra 4 pikë dhe Turqia asnjë. Italia dhe Uellsi janë kualifikuar, derisa Zvicra do të pret rezultatet e ndeshjeve në grupet tjera.

Vendi i dytë i Grupit A do të luan me vendin e dytë të Grupit B, ndërsa vendi i parë i Grupit A do të luan me vendin e dytë të Grupit C. Vendi i tretë më i mirë i grupeve A/D/E/F do të ndeshet me vendin e parë të Grupit B. Vendi i tretë më i mirë i grupeve A/B/C do të ndeshet me fituesin e Grupit F.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button