Kosovë: Një i vdekur dhe tetë raste me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të MSH-së, rastet e reja dolën pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe nëntë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 174 .

Kosova në total ka regjistruar 107.653 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.225 pacientë kanë vdekur dhe 105.227 janë shëruar, transmeton REL.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 965 persona kundër koronavirus. Në total, Kosova ka administruar 133.868 doza të vaksinës, ndërkaq 17.811 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Më 15 qershor, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Autoritetet mëtojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

Aktualisht, vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button