Për dhjetë ditë, do të mësohet se sa do të shtrenjtohet rryma elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski ka deklaruar, se për 10 ditë duhet të përfundojë analiza e KRrE-së për çmimin e energjisë elektrike, pasi ndërmarrjet energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit për pjesën e tyre.

Bislimovski ka paralajmëruar, se KRrE-ja nuk do të pranojë atë çfarë është kërkuar nga MEPSO, megjithatë, gjithçka do të kuptohet pas analizës dhe tenderit që do të hapet për ELEM-in dhe EVN-në, transmeton TV21.

“Në fund të muajit të kaluar MEPSO kërkoi rritje të çmimit të distrubuimit të energjisë elektrike për 140%. Elektrodistrubuimi ka kërkuar rritje të pjesës së tyre për shpërndarje për 1% dhe operatori i tregut të energjisë elektrike kërkoi për shpenzimet e tija rritje të çmimit deri në 45%. Do të thotë se këto janë kërkesa të tyre. Në këtë moment, Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka analizuar këto kërkesa të cilat janë dorëzuar nga kompanitë dhe prej tani, me përgjegjësi mund të them se ajo çfarë është kërkuar, nuk do të pranohet dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë analizë në bazë të së cilës, presim që 10 ditët e ardhshme, të dalë me përllogaritje përfundimtare. Ajo çfarë është me rëndësi të dihet, se Komisioni Rregullator për Energjetikë në çmimin e fundit ndikon me 38%, gjegjësisht ai është çmimi për shpërndarje dhe një pjesë e vogël për organizim dhe menaxhim me tregun e energjisë elektrike, kurse në 62% e mbetura, KRrE-ja nuk ka aspak ndikim, sepse EVN-ja si furnizues universal, ka siguruar energji elektrike të nevojshme në tenderin që e ka nënshkruar dhe më pas, kush ka ofruar çmimin më të volitshëm, ai fiton tenderin dhe këtë shpenzim e ka EVN-ja. KRrE-ja vetëm e përcjell deri te konsumatorët e fundit dhe ka edhe një pjesë te e cila ka ndikim, konkretisht, vitin e kaluar rreth 7.5%, ky është shpenzim për prodhuesit e energjisë elektrike, ata janë prodhues nga burime të ripërtëritshme të energjisë të cilët shfrytëzojnë tarifa të veçanta dhe ka detyrim ligjor që t’u blihet energjia elektrike. Në këtë moment, derisa nuk mbahet tenderi në të cilin ELEM duhet t’i ofrojë EVN-së, nuk mund të themi se çfarë çmimi do të kishim për energjinë elektrike”, tha Bislimovski në intervistë për REL.

Ndërkaq, nga ana tjetër, autoritetet kanë premtuar ulje të TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë dhe kanë siguruar, se deri në fund të vitit nuk do të ketë ndryshim të energjisë elektrike.

Autoritet parashohin që TVSH-në në fatura ta ulin prej 18 në 5%. Por, megjithatë ende nuk ka një propozim-ligj për këtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button