Vetëm për një natë policia e RMV-së ka kapur 176 vozitës të dehur

Vetëm për një natën, në periudhë prej 5 orëve, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut kanë kapur 176 vozitës të dehur. Mbrëmë (19/20.06.2021) nga ora 22 deri në 03, Ministria e Punëve të Brendshme vullnetarisht ka kryer kontrolle nëpër territorin e shtetit për t’i sanksionuar vozitësit të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, gjatë së cilës janë sanksionuar 176 vozitës, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Ata menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë shkruar sanksione përkatëse. Pjesa më e madhe që kanë drejtuar automjetin nën ndikim nga alkooli janë nga Shkupi: 44, Manastiri 24, Shtipi 18 dhe Ohri 17”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.

Përndryshe, vozitja nën gjendje të dehur është një prej arsyeve më të shpeshta e aksidenteve rrugore, me pasoja lëndime ose vdekjesh.

Gjatë ditës së djeshme, MPB në tërë territorin e Qytetit të Shkupit, ka sanksionuar 203 shoferë, 58 prej të cilëve për vozitje të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button