EURO 2020, pas ndeshjes me Portugalinë, rikthehen shpresat për Gjermaninë në “grupin e vdekjes”

Ndeshja e dytë e Gjermanisë në Grupin F i ka kthyer shpresat për kualifikim, pasi arriti të fitojë kundër Portugalisë me rezultat 2-4, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 5-të gjermanët nga një pozitë e vështirë shënuan golin e parë të ndeshjes, gol i cili u anulua pasi pati prekje me dorë paraprakisht.

Minuta e 15-të u karakterizua me një kundërsulm nga Portugalia që nga Ronaldo u konkretizua me gol, 1-0

Për pak minuta, Gjermania me dy gola arriti të kthen rezultatin në 1-2.

Në minutën e 51-të, përmes një aksioni të organizuar mirë, gjermanët e rritën diferencën në 1-3. Përmes Gosens, në minutën e 60-të, gjermanët shënuan për 1-4, rezultat i cili ndryshoi në 2-4 pas golit të Jotas në minutën e 67-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Gjermanisë, pasi në ndeshjen e parë humbi nga Franca, e cila sot ngeli baraz me Hungarinë. Në ndeshjen e parë, Hungaria humbi nga Portugalia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button