Sot është evidentuar rasti i dytë me variantin indian të Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Është evidentuar edhe një pacient me variantin indian të virusit korona në Maqedoninë e Veriut, këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe. Megjithatë, ai theksoi se anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk ekziston ndonjë rrezik apo nevojë për masa të reja restriktive. Deri tani, ky është rasti i dytë në vend me variantin indian të virusit korona, shkruan Portalb.mk.

“Kemi edhe një rast të njëjtë i cili trajtohet në një nga klinikat private. Para dy ditëve kishim takim në kuadër të procesit të Berlinit me ministrin gjerman të Shëndetësisë dhe të gjithë ministrat e Ballkanit perëndimor. Frika nga varianti indian apo të ndonjë forme tjetër të mutacionit të virusit ekziston tek të gjithë. megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vaksinat mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes apo vdekja. Deri tani anketat epidemiologjike të cilat janë bë kanë treguar se nuk ka rrezik” tha ministri Filipçe.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 3,074 teste për Kovid-19 nga të cilat vetëm 4 kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e ka humbur një person nga Shkupi ndërkaq 68 pacientë janë regjistruar si të shëruar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button