RMV, 4 raste të reja ndërsa 1 person ka ndërruar jetë nga Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 3,074 teste për Kovid-19 nga të cilat vetëm 4 kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e ka humbur një person nga Shkupi ndërkaq 68 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Është raportuar një humbje jete nga Shkupi (80 vjeç).

Rastet e reja:

  • Shkup, Prilep, Tetovë dhe Koçani – nga 1 rast në secilin qytet.

Të shëruarit:

  • Shkup – 32
  • Kumanovë dhe Kërçovë – nga 6 pacientë të shëruar në secilin qytet.
  • Tetovë , Ohër dhe Strumicë – nga 4 pacientë të shëruar në secilin qytet.
  • Strugë dhe Delçevë – nga 3 pacientë të shëruar në secilin qytet.
  • Koçani dhe Negotinë – nga 2 pacientë të shëruar në secilin qytet.
  • Prilep dhe Makedonska Kamenica – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,616, numri i pacientëve të shëruae është 149,790, numri i atyre që humbën jetën është 5,475 dhe numri i rasteve aktive është 351.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button