Mijëra shtetas të RMV-së gjatë këtij vikendi rivaksinohen në Serbi, në kufij pritjet deri në 40 minuta

Mijëra shtetas maqedonas sot dhe dje janë rivaksinuar në Serbi. Pjesa më e madhe e tyre kanë pranuar dozën e marrë të vaksinës në fund të muajir mars ndërsa morën termin për rivaksinim 12 javë më vonë me vaksinën “Astra Zeneka”, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për persona të moshës nën 60 vjeç të cilët nuk kanë mundësi të rivaksinohen në vend me vaksinën “Astra Zeneka”, përderisa ata qytetarë të cilët vaksinohen jashtë vendit me “Fajzer”, “Sinofarm” dhe “Sputnik” patën mundësi që të rivaksinohen në vend.

Sipas informacioneve nga AMCM, këtë mëngjes pritjet në kufij për dalje nga vendi në pikën kufitare në “Tabanoc” janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërkaq kolona me kilometra kishte edhe dje.

Edhe pse në fillim të vitit ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se me kolegët nga Serbia janë duke u marrë vesh për punkte të veçanta të vaksinimit më afër kufirit për rivaksinimin e shtetasve maqedonas, autoritetet shëndetësore të Serbisë dje kumtuan se qytetarët do të duhet të rivaksinohen në të njëjtin vend ku edhe e kanë marrë dozën e parë.

“Të gjithë ata të cilët për herë të parë u vaksinuan në Beograd, do të duhet të rivaksinohen në Beograd. Ashtu na është thënë në Beograd dhe këtë duhet ta respektojmë. E di se maqedonasve ju vjen më lehtë që dozën e dytë ta marrin në Nish, mirëpo nga Ministria na shpjeguan se për shkak të problemeve teknike kjo nuk mund të bëhet” tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Nish për “Nishke Vesti”.

Drejtori i punktit për vaksinim në Beograd, Zoran Beqiq deklaroi se 13.00 qytetarë të rajonit dhe Evropës janë ftuar të shtunën dhe të dielën të rivaksinohen te ata, sepse, siç tha ai, kanë kaluar 12 javë nga doza e parë.

“Ne jemi mirë të përgatitur për këtë vikend. Të shtunën presim 8.000 qytetarë nga rajoni dhe Evropa, ndërsa 5.000 të dielën” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button