fbpx

RMV, 7.500 vdekje më shumë se sa lindje gjatë valës së dytë dhe të tretë të pandemisë

Numri i të vdekurve në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe tremujorin e parë të vitit 2021 është për 7.559 më i lartë nga numri i foshnjave të lindura në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave nga Enti Shtetërorë për Statistika, shkruan SDK.

Këtë periudhë nga tetori vitin e kaluar deri në mars të këtij viti kap valën e dytë të pandemisë me virusin korona, si dhe kulmin e valës së tretë sipas numrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë periudhë (tetor-mars), nga virusi korona kanë humbur jetën 3.067 persona.

Në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar ka pasur 4.935 foshnje të sapolindura, ndërsa kanë humbur jetën 9.465, që është rritje natyrore negative për 4.530, përderisa në janar, shkurt dhe mars ka pasur 3,896 foshnje të lindura, ndërsa jetën e kanë humbur 6,925 persona, që është rritje natyrore negative për 3.029.

Për krahasim, në tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) të vitit të kaluar ka pasur 5.141 foshnje të sapolindura, jetën e kanë humbur 5.419 persona, që është rritje natyrore negative për 278. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 (prill, maj, qershor) ka pasur rritje natyrore negative për 468, ndërsa në tremujorin e parë (janar, shkurt, mars) të vitit të kaluar ka pasur rritje negative natyrore për 910.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga virusi korona deri dje kanë humbur jetën 5.474 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button