Kërcënimet nga redaktori i Dnevni Avaz drejt redaksisë së Raskrinkavanje: “Do të më mbani mend kur të vij te ju, do t’ju hedh në ajër!”

Zyra e redaksisë e faqes për gjetjen e fakteve ” Raskrinkavanje” (Zbulimi) nga Sarajeva, BeH, kohët e fundit raportoi se Evelin Trako, redaktor ekzekutive e portalit “Dnevni Avaz”, gjithashtu nga Sarajeva, u ka drejtuar kërcënime telefonike gazetar(e)ve të ” Raskrinkavanje” se do t’i “hedhë në ajër”, shkruan Vërtetmatës.mk.

Sipas letrës së kolegëve në ” Raskrinkavanje”, Trako në rrjetin social “Facebook” e ka kontaktuar gazetaren në faqen e verifikimit të fakteve përmes profilit të saj privat. Me mesazhe private iu ka drejtua asaj me rastin e analizës së botuar një ditë më parë, në të cilën, ndër të tjera, u analizua saktësia e lajmeve të botuara nga “Avaz”. Gazetarja e “Raskrinkavanje ” e ka udhëzuar  Trakon që komunikimin e mëtejshëm ta vazhdojnë nëpërmjet e-mail adresave, që ai e ka refuzuar, megjithëse prej më parë ka qenë bë dijeni se ajo ishte procedurë standarde për të komunikuar me mediat përmbajtja e të cilave u vlerësua brenda programit të pavarur të “Facebook” për verifikim të fakteve, siç ishte rasti edhe me këtë përmbajtje.

Menjëherë pas këtij shkëmbimi të mesazheve, thuhet më tej në letër, shoqata e qytetarëve “Zashto ne” (Pse jo) që është pronare e faqea Raskrinkavanje.ba, me telefon është kontaktuar nga një person që është prezantuar si Evelin Trako nga “Avaz” me kërkesë të bisedojë me autoren e artikullit të përmendur. Administratori financiar i SHQ “Pse jo”, i cili iu përgjigj thirrjes telefonike, shpjegoi se me autoren mund të komunikohet përmes postës elektronike zyrtare, si dhe se ajo nuk merret me përgatitjen e artikujve dhe nuk ka informacionin që Trako është  përpjekur me këmbëngulje t’i marrë.

Evelin Trako, pavarësisht këtyre shpjegimeve, ka vazhduar pyetjet me ton agresiv dhe pyetje të tilla si “Atëherë më trego kush u financon?”, e pastaj ka filluar të drejtojë kërcënime të hapura drejt stafit të “Raskrinkavanje.ba”, duke thënë se “ai do mbamë në mend mirë nëse na vjen” dhe se do të” na hedhë në ajër “.

Evelin Trako edhe më parë e ka shqetësuar redaksinë dhe gazetar(e)t e “Raskrinkavanje”, duke u dërguar atyre mesazhe private dhe duke i thirrur në numrat e tyre privatë të telefonit, thuhet në letrën e kontrollueseve të fakteve. Sidoqoftë, kjo është hera e parë që ka kërcënime të hapura dhune, që janë bërë me qëllim të frikësimit të gazetarë(e)t dhe t’i pengojë ata për të bërë punën e tyre gazetareske. Kërcënimi është edhe më i keq, thonë ata, sepse vjen nga një person i cili është vetë një punonjës mediatik dhe është i paraqitur te autoritetet.

” Raskrinkavanje” në letrën për publikun kërkoi nga shtëpia mediatike “Dnevni Avaz” që menjëherë të njoftojë dhe informojë publikun dhe redaksinë e ” Raskrinkavanje” për hapat që do të ndërmarrë lidhur me sjelljen kriminale dhe të papranueshme të punonjësit të saj dhe shtoi se asnjë përpjekje për frikësim, përfshirë kërcënimet e hapura të dhunës, nuk do t’i ndalin ata të kryejnë punën që kanë kryer gjithmonë në përputhje me metodologjinë e tyre dhe standardet më të larta për gjetje të fakteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button