fbpx

E kemi detyrimin të përbashkët të sigurojmë të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor, bëjnë thirrje Zaev dhe Kurz

Në Vjenë zhvilloi takim edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me kancelarin austriak, Sebastijan Kurz, duke theksuar detyrimin për sigurimin e ardhmërisë evropiane të Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut po rritet, ndërsa e kemi detyrim të përbashkët të sigurojmë ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ishte mesazhi i takimit Zaev – Kurz deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, takim ku ishte edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Kryeministri vlerësoi kontributin e kancelarit Kurz në zhvillimin e procesit eurointegrues të rajonit, duke theksuar investimet austriake në energjinë rinovuese, infrastrukturë dhe shëndetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button