Zaev – çështja me FFM-së do të zgjidhet në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe rregullave të UEFA-së

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një komunikatë me shkrim për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe televizionin shtetëror grek ERT tha se ttashmë kanë ngritur aspektin specifik me Federatën e Futbollit dhe në periudhën e ardhshme do të zgjidhin çështjen bazuar në Marrëveshjen e Prespës dhe rregullat dhe traditën e Federatës  së futbollit evropian UEFA, transmeton Portalb.mk.

Komunikata e kryeministrit Zaev vjen pas reagimeve në Greqi për stemën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM në fanellat e ekipit tonë kombëtar.

“E gjithë Evropa e di që ekipi ynë kombëtar i futbollit përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kampionat. Edhe nëse Federata nuk është një entitet publik, ekipi kombëtar është. Siç është në të gjitha vendet në botë. Është një ekip kombëtar i Maqedonisë së Veriut, e parëndësishme për inicialet e Federatës së fanellave. Ne tashmë kemi ngritur aspektin specifik me Federatën dhe në periudhën e ardhshme do ta zgjidhim çështjen bazuar në Marrëveshjen e Prespës dhe rregullat dhe traditën e UEFA-së”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në deklaratë shtoi se “zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është duke vazhduar dhe qëllimi ynë është që gradualisht të gjejmë zgjidhje me fqinjët që zbatojnë Marrëveshjen dhe të na çojnë përpara bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”.

Pas fillimit të Kampionatit evropian në futboll, Greqia kërkoi nga UEFA, siç kanë raportuar media, ekipi kombëtar i Maqedonisë të përdorë shkurtesën MV ose RMV në versionin anglisht (RNM) të emrit kushtetues dhe kërkoi që të shqyrtohet emri i Federatës Futbollit të Maqedonisë, si dhe  të ndrërrohen fanellat.

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani thotë se Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) nuk ka asnjë detyrim të rregullojë emrin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës sepse është një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse që është regjistruar në regjistrin qendror si shoqatë që nuk merr para shtetërore.

UEFA konfirmoi se e kishte pranuar vërejtjen nga Greqia por e refuzoi, duke deklaruar se ata përdorin emrin Federata e Futbollit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha komunikimet zyrtare dhe se ata kanë adaptuar terminologjinë përkatëse, përfshirë statutin e UEFA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button