Nëntë të infektuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë persona të infektuar me koronavirus, nga 1.694 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.200.

MSH-ja njofton se numri i personave të infektuar me COVID-19 deri më tani është 107.619, i të vdekurve 2.250 dhe janë kryer 651.875 testime, transmeton Koha.net.

Numri i rasteve aktive është 179. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë marrë vaksinën 7.341 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button