Mbi 82 milionë njerëz janë zhvendosur në të gjithë botën në vitin 2020

Numri i njerëzve të zhvendosur në të gjithë botën për shkak të dhunës dhe persekutimit është rritur me një rekord në 10 vitet e fundit, duke arritur në 82 milionë e 400 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Raporti i Trendeve Globale 2020” i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) u botua sot, duke përfshirë edhe të dhëna mbi të hvendosurit. Sipas raportit, më shumë se 82 milion e 400 mijë njerëz u zhvendosën në të gjithë botën në vitin 2020. Të dhënat treguan se është rritur me shpejtësi gjatë 10 viteve të fundit numri i njerëzve që u strehuan në vende të tjera duke ikur nga luftërat, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi.

Pavarësisht nga fakti që më pak njerëz kanë migruar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ka pasur një rënie të ndjeshme të kërkesave për azil, numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në 10 vitet e fundit. Ndërsa numri i personave të zhvendosur brenda vendit arriti në 48 milionë.

Në vitin 2020, 34.400 refugjatë të zhvendosur u vendosën në një vend të tretë, ndërsa afërsisht 251.000 refugjatë ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Turqia, e cila ka një popullsi refugjatësh prej rreth 3,7 milionë, ka qenë vendi me numrin më të lartë të refugjatëve në botë për 7 vitet e fundit. Turqia u pasua nga Kolumbia me 1,7 milion, Pakistani dhe Uganda me 1,4 milion dhe Gjermania me 1,2 milion.

Në raport thuhet se me heqjen e kufizimeve të COVID-19, konfliktet në të gjithë botën do të intensifikohen dhe se mungesat e ushqimit dhe kushtet klimatike do ta përkeqësojnë këtë situatë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, theksoi se nevojitet një vullnet më i fortë politik për të adresuar konfliktet që i detyruan njerëzit të largoheshin në radhë të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button