Osmani-Çavushogllu: Synojmë avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani sot në Antalia u takua me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton Portalb.mk.
Në një postim në Facebook Ministri Osmani shkroi se me Turqinë vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë vende mike dhe partner, të cilat kanë shkëmbim të gjerë biznesor dhe tregtar. Vazhdojmë t’i thellojmë raportet bilaterale, me theks të veçantë ndaj bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Osmani.
Nga ana tjetër ministri Çavuşoğlu përmes një postimi në Twitter shprehu kënaqësi për takimin me Osmanin në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF).
“Synojmë avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë”, shkroi kryediplomati turk.
K. Makedonya Dışişleri Bakanı Bujar Osmani'yle @AntalyaDF'de görüşmekten memnuniyet duyuyorum.İkili ilişkilerimizi her alanda ileriye taşımayı amaçlıyoruz.
Pleased to meet w/FM @Bujar_O of #NorthMacedonia at #ADF. Our aim is to advance our bilateral relations in every field.???? pic.twitter.com/bxHec3d6vk
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 18, 2021
Takimi u zhvillua në margjinat e takimit ministror të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.